Kurti ndërron vendbanim, nga banesa del në një shtëpi me qira


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar vendbanim ditëve të fundit.
Kurti i cili ishte duke banuar në një banesë te parku i qytetit, tashmë ka vendosur të jetojë në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”, të Prishtinës.

Fqinjët e rinj të kryeministrit Kurti thonë se ai shtëpinë e ka marrë me qira. Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Kanal 10 se nuk mund të jap informata për shkaqe sigurie
Kryeministri Kurti më herët kishte deklaruar se banon në një banesë me qira, e cila ishte rreth 60 metra katror.

Ditë më parë është raportuar se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime në emër të bashkëshortes.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), Kurti nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes.

Baby Boo