Kurti: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë është bërë për të më thyer mua, e boss të jetë Thaçi


Kryeministri Albin Kurti në fund të seancës para se votohet mocioni i LDK-së, ka marrë fjalën për të bërë sipas tij disa sqarime dhe jo të vazhdojë me fjalime.

“Së pari më lejoni të falënderoj ministrin Quni që shtriu dorën e dialogut, dua ta falënderoj luftëtarin Antoni që shtriu dorën e dialogut.

Dhe ato tri elemente që kanë qenë si kushte janë çështje dialogu që ne të merremi vesh. Por, më vjen keq që kjo dorë e dialogut u pre me shpatën e gjatë prej dredhashi.

Vedimmarrja e partnerit tim në koalicion qeverisës s’është në Prishtinë, është nxjerrë jashhtë Prishtinës”, tha Kurti.

Sipas tij vendimmarrja është në Prapashticë dhe Bradash.

“Pra, unë po iu them hapur bindjen time nga ky bashkëpunim. Vendimmarrjen e kanë marrë ata që shkuan ta takojnë Grenellin që unë kontaktojë me të, por jo dikush që shtrihet tek ai.

Zv. kryeministri, ministri i Brendshëm dhe Skender Hyseni kanë marrë fuqi nga lartë nga ky takim, kur mungon mungon ai poshtë. Prej nga kjo fuqi vendimmarrëse, ajo duhet të vijë nga populli. Këtë problem e kam dhe sot dhe më vjen keq që s’po mund ta bëjmë dialogun.

Më tej marrëveshja sekrete, ta mendoni ju që po ta kisha s’do ta kisha publikuar, prandaj mbetet sekrete, sepse unë nuk e kam.

Momentin që unë e kam ja u bi, por ka marrëveshje dhe ajo është motori i kësaj seance.

Besoj që në këtë rrethanë me trysni të madhe, është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë në një tavolinë ku është marrëveshja e gatshme. E nëse ti s’pajtohesh duhet të dalësh e të flasësh. Dhe nëse kanë nënshkru, por ata s’mund ta nënshkruajnë marrëveshjen pa më thyer mua një herë, sepse që në dy palë zgjedhje jam më i votuari në Kosovë.

Prandaj s’u bë marrëveshja në Shtëpi të Bardhë, por Vuçiq thotë pa më kallxu ti president që je bossi, ti duhet me kallxu që je bossi në Kosovë t’u e thy këtë që i ka fitu zgjedhjet ky është konteksti”, tha Kurti.

Baby Boo