Kurti: Le të qëndrojmë pranë familjarëve të policëve të zhdukur në Lepenc


I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë është tronditës për familjen, kolegët dhe gjithë opinionin publik.

Kurti ka shtuar gjithashtu ka inkurajuar ekipet kërkuese të FSK-së, zjarrfikësit dhe policët në përpjekjet e tyre, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik.

Në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrëfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre.

Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrëfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre

Baby Boo