Kurti: Koalicioni me LDK-në u prish para se të shkarkohej Agim Veliu


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për shkarkimin e Agim Veliut dhe pasojat që erdhën pas.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ishte larguar nga koalicioni para se të shkarkohet Agim Veliu.

“Isa Mustafa më ka thënë se kjo qeveri do të zgjasë sa zgjatë pandemia”.

Megjithatë Kurti thotë se shkarkimi i Agim Veliut ndodhi kur ai mori anën e Presidentit në raport me gjendjen e jashtëzakonshme.

“Po të mos thoshte ish-ministri që është për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai edhe sot do të mund të ishte Ministër i Brendshëm, pavarësisht se ka thënë shumë gjëra kundër meje”.

Kryetari i Vetëvendosjes thotë se po të mos shkarkohej Agim Veliu sot mund të kishim qeveri por edhe gjendje të jashtëzakonshme.

“Do të kishim qeveri të përçarë pasi edhe ministra të caktuar do të ishin pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Baby Boo