Kurti i përgjigjet mocionit të mobesimit ndaj Qeverisë të iniciuar nga LDK-ja


Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur nismës së LDK për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së tij, përcjell INA.

I pyetur për mocionin e paralajmëruar për mosbesimin e Qeverisë nga LDK-ja, Kurti me përgjigje: Nuk mund të them se jam befasuar, për shkak se reagimi pas shkarkimit ishte një lloj paralajmërimi. Por duke pasur përvojën time në politike, është vështirë të më befasoj.

“E kam thënë dhe e them se e kemi LDK-në partner. Ne e kemi LDK-në në koalicionin qeverisës dhe duam ta kem këtë parti në këtë koalicion. Mendoj që LDK nuk do të duhej të indetifikohej me deklaratën e mesnats të njërit ministri, që nuk mban qëndrim në mbledhjet e brendshme dhe pastaj del kundër kryeministrit, duke thënë se duhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. E kemi thënë qartë se duam bashkëpunim dhe respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen dhe programin qeverisës që thotë qartë për tarifën dhe zëvendësimin e saj me masa të reciprocitetit të plotë me Serbinë. Unë dua edhe mëtutje bashkëpunim, por të respektojmë marrëveshjet. Nuk mundet që një ministër tia mbaj ison një ideje të presidentit, I cili disi u zmbraps së fundi, i cili nuk insistoi sot sikur dje, për shpalljen e gjendjen e jashtëzakonshme dhe e kishte afër vetes drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik.”, theksoi Kurti.

Ai tha se tash duhet të përqëndrohemi maksimalisht si Qeveri me gjithë kabinetin për të luftur pandemik, duke shtuar masat dhe përpjekjet. Kurti theksoi se tash Kosova ka qeverinë e re, dhe nuk mund të ketë ministra që i harmonizojnë qëndrimet me dikë tjetër jashtë, apo me edhe ata nga regjimi i kaluar. “As për deklarimin e djeshëm, kryetari i LDK-së që mbështeti gjendjen e jashtëzakonshme nuk u konsultua me mua. Kjo është shkelje e marrëveshjes së koalicionit. Nuk mund ta mbështetës gjendjen e jashtëzakonshme pa u konsultuar pa partnerin tuaj qeveritar. Jam i interesuar për komunikim dhe bashkëveprim, por jam për respektim të parimeve dhe rregullave të përcaktuara”, theksoi Kurti.

Baby Boo