Kurti flet pas zgjedhjeve: Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi


Lideri i VV’së, Albin Kurti ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë duke falënderuar të gjithë që morrën në pjesë.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt por ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi për ato që janë bërë deri më tani.
“Ishin zgjedhje të jashtëzakonshme. Është një lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe vitet e ardhshme që vijnë”, tha ai.

“Qytetarët sot u bënë bashkë dhe morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua vullneti i qytetarëve. Me orë të tëra kanë qëndruar në acar dhe kanë udhëtuar me orë të tëra për të votuar. Ky referendum u fitua .është dicka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Dua të falënderoj te gjithë komisionerët dhe aktivistët që u angazhuan që të kemi një proces të mirëfilltë motiv. Dua të falënderoj mërgatën për mijëra kilometra të udhëtuara, për qindra euro të shpenzuara vetëm që të kryejnë obligimi ne tyre e të votojnë. Me veprimin tuaj e keni treguar dashurinë për atdheun e juaj. Dua të falënderoj policët të cilët qëndruan për orë të tëra në gatishmëri në këtë proces. Dhe dua të falënderoj edhe ata që i dua më së shumti, aktivistët e VV’së. Dua të falënderoj edhe kundërshtarët. Pa ta nuk ka kuptim demokracia. Na pret shumë punë e angazhim. Rruga përpara është e gjatë dhe do të ketë pengesa, do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt por do të kërkojmë përgjegjësi. Kjo ditë do të mbahet mend nga gjeneratat që do të vijnë si ditë kur fitorja u erdhi qytetarëve”, tha ai.

Baby Boo