Kurti deklarohet pas takimit me Escobarin: Theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për Banjskën


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që pati me Emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka felënderuar Escobarin për mbështetjen e ShBA-ve teksa ka theksuar nevojë për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.

Tutje kryeministri u shpreh se ka informaur emisarin amerikan për hapat që Qeveria ka ndërmarrë për të mbështetur tranzicionin e BQKs-ë dhe gatishmërinë për t’i adresuar çështjet në vazhdim.

Ndryshe, Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me Kuritn më herët ka thënë se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin lidhur me temat për të cilat biseduan.

Duke folur para gazetarëve, Escobar tha se vendimi i Bankës Qendrore për dinarin ka shkaktuar vështirësi për disa qytetarë të vendit.

“Shpresoj që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së”, tha Escobar, duke shtuar se vendimi i BQK-së ua ka vështirësi jetën qytetarëve serbë të Kosovës dhe se SHBA-ja është e shqetësuar.

“Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Në ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, ka thënë Escobar.

Baby Boo