Kuriozitete rreth Botërorit/ Kush është lojtari më i shkurtër, lojtari më i shëndoshë…


Kupa e Botës Rusi 2018 ka filluar tashmë. Në Moskë nuk kanë shkuar vetëm femrat më të bukura të globit. Kuriozitetet për vendin ish-sovjetik janë të shumta. Sytë e gjithë botës janë drejtuar nga Rusia për një 1 muaj fantastik, ku përveç emocioneve të fushës dhe golave shikuesit po njohin një tjetër kulturë.

Ne kemi grumbulluar disa kuriozitete që ju ndoshta nuk i dini për këtë turne.

1. Lojtari më i shkurtër. Lojtari më i shkurtër në Kupën e Botës në Moskë, është Xherdan Xhaqiri i Zvicrës. Shqiptari është 1.65 cm i gjatë. Por siç citojnë mediat britanike, pavarësisht shtatit të shkurtër, Shaqiri ka shënuar një nga golat më të bukur në kampionatin e shkuar.

2. Lojtari më i ri. “Bebja” e kampionatit botëror është lojtari i Australisë, Daniel Arzani. I lindur në 1999, Arzani është vetëm 19 vjeç.

3. Lojtari më i shëndoshë. “Obezi” i kampionatit është lojtari anglez Harry Kane me një peshë 98 kilogramë.

4. Barcelona me 118 lojtarë. Katalanasit kanë kontribuuar në 20 kupa bote me 118 lojtarë. Ky është përfaqësimi më i madh nga një ekip në kupat e botës.

5. Anglia është e vetmja skuadër që ka shkuar në Rusi me një ekip futbolli që luan brenda vendit.

6. Mos këmbeni para në rrugë. Nëse këmben dollarin me rubla në një kampist rruge, ka shumë shanse që ju të dëgjoni ofendim nga rusët. Të këmbesh dollarë ose euro me monedhën vendase lejohet vetëm në disa pika të lejuara, dhe sigurisht që do t’ju kërkohet të jeni të pajisur me pasaportë.

7. Anglezët përballë Luftës së Dytë Botërore. Anglia luan sot me Tunizinë në orën 8:00, në Volgograd, qyteti historik ku ndodhen shumë memoriale nga lufta e Dytë Botërore.

Baby Boo