Kurdët sirianë gati të lirojnë 20 mijë persona nga kampi i Al-Hawl. Ç’do të bëhet me shqiptarët që janë në kamp?


Autoritetet kurdo-siriane kanë bërë me dije se kanë nisur përgatitjet për lirimin e 20 mijë civilëve të afërm të lu*ftëtarëve sirianë apo të ardhur nga zona të kontrolluara më parë nga ISIS të cilët prej më shumë se dy vitesh mbahen të izoluar në kampin e Al-Hawl pranë kufirit me Irakun.

Ajo që na intereson më shumë nga ky lajm është se autoritetet në veri të Sirisë do të heqin dorë dhe nga mijëra shtetas të huaj që qëndrojnë të mbyllur në qytetin e çadrave.

“Shumë shpejt do të dalë një vendim për të zbrazur kampin nga sirianët. Ata që do të mbeten aty nuk do të jenë përgjegjësia jonë” kështu deklaroi Elham Ahmat presidentit i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Demokratik Sirian.

Aktualisht në kampin famëkeq të Al-Hawl-it jetojnë mbi 68 mijë persona duke përfshirë këtu shumë sirianë irakianë por edhe të huaj. Kampi famëkeq u bë i njohur në Shqipëri falë reportazhit të Le Iene për të miturin shqiptar Alvin Berisha i cili pas shumë përpjekjesh të autoriteteve italiane u bë e mundur të nxirrej prej aty.

Baby Boo