“Kurban Bajrami” ose “Bajrami i Kurbanit”? – Si duhet të themi saktë këtë, tregon Prof. Ilmi Rexhepi


Shpesh e kemi hasur në Facebook faqen e njohur VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE, e cila kohë pas kohe poston shkrime të cilat na bëjnë të kuptojmë gabimet drejtshkrimore që i bëjmë në përditshmëri. Së fundmi, profesori i njohur, Ilmi Rexhepi ka postuar një fragmet, në të cilin tregon se si duhet të urojmë festën e Bajramit sipas rregullave gramatikore, shkruan Pa Censurë.

Ne zakonisht e themi “Urime Kurban Bajrami”, por që sipas rregullave gramatikore kjo rezulton të jetë gabim dhe se duhet të themi “Urime Bajramin e Kurbanit”.
Profesor Ilmiu jep një sqarim shumë interesant, e që duket shumë me kuptim. Ai thotë se, ashtu siç themi “Namazi i Bajramit”, duhet të themi edhe “Bajrami i Kurbanit”, ndryshe duheshte të themi “Bajram Namazi” sikurse themi “Kurban Bajrami”.

Ndryshe, Rexhepi kishte bërë një sqarim të tillë edhe në festën e Bajramit të kaluar, që duhet të themi “Bajrami i Fitërit” dhe jo “Fitër Bajrami”./Pa Censurë/
Më poshtë mund të shihni sqarimin e plotë të profesorit (pa ndërhyrje):

Për festën e nesërme, le të urojmë:
Gëzuar Bajramin!
Mund të urojmë edhe me shprehjet:
Urime për Bajramin! Me fat Bajrami!….
Larmia e shprehjeve është pasuri e, megjithëkëtë, duhet të kemi një formë urimi sa më të përhapur, ta quajmë kushtimisht, urim zyrtar.
Ndërkaq, për t’u kritikuar është forma e urimit:
Urime Bajrami! (Duhet përdorur doemos parafjala “për”: Urime për Bajramin!) dhe është për t’u kritikuar edhe më fort përdorimi i togfjalëshit sipas sintaksës turke “Kurban Bajrami” (Duhet përdorur ndërtimi shqip “Bajrami i Kurbanit” ashtu siç themi edhe “Namazi i Bajramit” dhe jo “Bajram Namazi”.
Le të shpjegojmë që fjalët “bajram” dhe “kurban” kanë hyrë në gjuhën shqipe, tashmë janë të shqipes dhe nuk shoh të keqe te përdorimi i këtyre fjalëve (madje fjala “bajram” tregon karakterin fetar islam të festës), e keqja qëndron te ndërtimi turk “Kurban Bajram”.
~Prof. Ilmi Rexhepi
https://www.facebook.com/Verejtjedherregullagramatikore/posts/pfbid02RgW45ortaw51s5mCHaVMpBUFsWhT2NenaE9vvGbKPdkYwWqEkFm81ZvCxV9XGsEgl

Baby Boo