“Kur isha president, atje ka mbizotëruar paqja”- Trump reagon për konfliktin Izrael-Palestinë


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas lu*ftimeve mes Izraelit dhe Hamasit të Palestinës. Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të tij në atë rajon ka mbretëruar paqja, pasi armiqtë e Izraelit e dinin që SHBA-të qëndrojnë fuqishëm pas atij vendi.

“Sa kam qenë në Shtëpinë e Bardhë na kanë quajtur presidenca e paqes, pasi armiqtë e Izraelit e kanë pasur të qartë që SHBA-të qëndrojnë pranë shtetit hebre dhe se në rast të sulmit mbi Izraelin do të vinte përgjigja e menjëhershme”, ka shtuar ish-presidenti amerikan.

Ndërkaq sipas tij, tani që president është Joe Biden, bota është çdo herë e më e pasigurt dhe ka më shumë dhunë.
“Biden ka treguar dobësi dhe mungesë përkrahje për Izraelin që ka bërë të ndodhin sulme të reja mbi aleatët tanë”, shtoi Trump.

Baby Boo