Kur Grubi dhe Kurti ishin një


Asgjë nuk është e rastësishme po aq sa asgjë nuk bie falas nga qielli. Njeriu jeton për një kauzë, vë në lëvizje gjithçka dhe më pas e lejon rrjedhën e historisë të ec.
I tillë është edhe fati i figurave politike që ngjiten në majë por që gjendja e veprimit të tyre është më e hershme dhe rrënjët i ka të një ideal dhe cak.

Ky është sot fati i dy prej protagonistëve të politikës shqiptare. Njëri kryeministër në ardhje ndërsa tjetri zëvendëskryeministër i parë. Njëri është lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti fituesi i madh i Kosovës në zgjedhjet e fundit ndërsa tjetri Artan Grubi që ka ngjitur me sukses shkallët e politikës deri në këtë funksion të lartë përkrahë fituesit të madh politik Ali Ahmeti të cilët për momentin përbëjnë binomin politik në Maqedoninë e Veriut.

Të dy, si Albinin poashtu edhe Artani nuk erdhën rastësisht deri këtu sepse rruga për në majat e politikës është një sfidë e vështirë, një rrugë plot vështirësi të skajshme. Ata që të dy erdhën këtu përmes zërit të revoltës, përmes zërit plot mllef të turmës më të cilën ishin bashkë. Ata ishin me ta kudo dhe më fund në agimin e madh politik, volën frytet. Ardhja këtu nuk është e rastësishme, është një sakrificë e pandërprerë në rrugëtimin e madh dhe të vështirë ndonjëherë plot kurthe kundër tyre.
Ata të dy janë këtu sepse Grubi drejtonte Lëvizjen “Zgjohu”, ndërsa Albini Lëvizjen Vetëvendosje dhe bashkë themeluan rrjetin e Organizatave Shqiptare që organizonte protesta kombëtare dhe ndërtonte politika progresive mbarëkombëtare./Pa Censurë

Baby Boo