“Kur e di çfarë vajze ke, nuk ka arsye të ndërhysh”, Ilir Shaqiri thumbon Sabianin?


Balerini i njohur dhe fituesi i Big Brother Vip, Ilir Shaqiri, ka rrëfyer sërish emocionet dhe eksperiencën e tij në edicionin e vitit të kaluar.

Teksa ishte i ftuar në programin “Më prit në fundjavë”, Iliri u pyet nëse do të bëhej sërish pjesë e këtij formati duke dhënë një përgjigje të prerë “JO”.

Ndërsa, i pyetur se nëse vajza e tij Emily ndodhej në këtë edicion, a do të bëhej ai pjesë e shtëpisë? Iliri tha se njeriu kur është mazhoren dhe kur e di se çfarë vajze ka nuk do të futej.

“Jo, nuk do futesha. Kur njeriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke, nuk ka arsye pse të futesh apo ndërhysh”, përfundoi Iliri, përgjigja e të cilit duket si një thumb për futjen e Sabianit në BBV2 për Keisin.

Baby Boo