Kur do të hapen aeroportet dhe shumë detaje tjeta!


Nga rezultatet e testimeve, se a do të ketë numër më të vogël ose më të madh të të diagnostikuarve të rinj me virusin korona, do të varet dimensionimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ato rezultate sot do të analizohen në takimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të Shtabit Qendror të Qeverisë, pas çka do të dihet se si saktë do të dimensionohen masat dhe cilat subjekte do të hapen të parat.

Nëse numri i sotëm i të diagnostikuarve të rinj, nga testimet e bëra dje, është përsëri i tillë siç tregon trendi i dy javëve të kaluara, e jo si pardje, ai do të interpretohej si variacion, dhe do të rekomandohet hapje graduale e institucioneve.

“Ata që organizojnë, edukime, kurse, autoshkolla, do të ishin të parët, të cilët do të fillojnë të funksionojnë në pajtim me propozimet. Por të përsëris se rreth këtyre propozimeve do të diskutohet në takimin ne nesërm dhe do t’i propozohen Shtabit qendror në Qeveri.

Prioritet do të kenë të gjithë ata të cilët lehtë mund të vendosin rend, distancë, dezinfektim, mbajtje të maskave, dhe ata të cilët mund të vendosin sistem sporteli, sqaroi ministri.

I pyetur për lehtësimin e masave për sportistët, Filipçe theksoi se po mendohet të lejohen sportet individuale, por potencoi se si e tërë kjo do të zhvillohet më tutje, do të dihet pas mbledhjeve të sotme.

Lidhur me skriningun, ai përsëriti se nëse ka situatë stabile dhe trend të pakësimit të pacientëve, shteti do të mund të kalojë nga njërat masa të cilat vlenin për të gjithë dhe u sollën në nivel nacional ndaj të tjerëve, të cilat do të krijohen pas skriningut të targtuar, me të cilin, siç tha, mund të zbulohen grupe të vogla për të cilat mund të vlejnë masa të posaçme në mënyrë që të parandalohet përhapja atje ku do të detektohet virusi.

“Sepse në atë situatë do të sillnim masa të cilat do të vlejnë vetëm për ato grupe të cilat konsiderojmë se janë më kritike dhe më të rrezikshme përkatësisht do të zbulohet prania e virusit edhe përkundër asaj që janë asimptomatikë”, tha ai duke shtuar se aktiviteti do të zbatohet me mjekët amë dhe stomatologët, në bashkëpunim me qendrat e shëndetit publik.

Sa i përket aeroporteve, Filipçe tha se ende është herët që të hapen.

Velesi nuk është vatër e re për përhapjen e koronavirusit sepse incidenca është shumë e vogël, më e vogël edhe se Kumanova dhe Prilepi. Të gjitha rastet janë të lidhura me pacientë të dëshmuar tashmë, gjegjësisht është definuar klasteri.

Ai foli edhe për tubimin masiv fetar i cili u mbajt pardje në Strugë dhe tha se deri më tani, nuk ka masa ose rekomandime të veçanta nga epidemiologët për atë qytet. Por, ministri potencoi se ngjarje të tilla mund të ndikojnë seriozisht, sepse edhe transmetimi më i vogël mund të zgjerohet më tej përmes një grupi me kontakte parësore ose dytësore.

Ministria e Shëndetësisë informoi se dje janë konfirmuar 14 raste të reja me Kovid-19, ndërroi jetë një pacient nga Tetova në moshën 61-vjeçare, i hospitalizuar më 28 prill në SPQ “8 Shtatori”. Në Institutin e Shëndetit Publik sot u regjistruan 20 pacientë të shëruar, sipas qyteteve në: Shkup dhe Manastir nga një, në Kumanovë nëntë, Prilep dy, Veles shtatë.

Janë bërë 242 testime, ndërsa janë konfirmuar 14 raste të reja të Kovid-19 edhe atë në: Shkup-5, Prilep-2, Tetovë-1 dhe Veles-6.

Sipas kësaj numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1586, numri i pacientëve të shëruar është 1099, i të vdekurve është 90, ndërsa deri dje numri i rasteve aktive në vendin tonë është 397.

Baby Boo