Kur do të dorëzojë Zaev programin dhe përbërjen e qeverisë së re?!


Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot në ora 11:00 do të dorëzojë deri tek Kuvendi propozimin e përbërjes së Qeverisë së re dhe programin e punës.
Parashtrimi i propozimit për formimin e kabinetit të ri qeverisës vjen pas dorëheqjes së deputetëve të cilët do të kalojnë në ekzekutiv si dhe pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinjë.

Qeveria e re do të ketë më pakë ministra, respektivisht 19, për dallim prej qeverisë së kaluar q kishte 26.
LSDM-ja do të ketë 11 ministra, nga të cilët tetë me dikaster dhe tre zëvendëskryeministra të cilët do të propozohen si ministra pa dikaster me kompetenca të caktuara.

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për lu*ftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrohtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Mila Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Johada Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.

Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheq Arijanit Hoxha nga Besa, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes lokale edhe në Qeverinë e re.

BDI në Qeveri do të ketë gjashtë anëtarë, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të jetë Jeton Shaqiri.

Zoran Zaev mandatin për formimin e qeverisë e mori me 13 gusht nga presidenti Stevo Pendarovski, pas çka ka vijojnë afatet deri më 2 shtator për formim të qeverisë së re.
Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM, së bashku me BDI dhe PDSH kanë shumicë parlamentare prej 62 deputetëve.

Baby Boo