Kur Ami e Ermal Mamaqit bënte si kamariere dhe vishte minifunde në televizion (VIDEO)


Tashmë është një sipërmarrëse e rëndësishme dhe moderimi ka dalë në plan të dytë.
Amarda Toska e ka filluar karrierën e saj si prezantuese në shfaqjen e humorit ‘Portokalli’. Por Ami nuk mbeti vetëm në pjesën e moderimit.

Ajo performoi si balerinë dhe si një nga aktoret e shfaqjes, ku iu desh që hera herës të ndryshonte pamje. Kush nuk është nostalgjik për rolin e saj si ‘Balerina Bullgare’, kohë kur ajo ishte në formën më të mirë trupore.

Në një prej performancave ajo ironizonte videoklipet e asaj kohe, ku vajzat seksi aktronin si kamariere. Pas largimit nga ‘Portokalli’, Ami vazhdoi moderimin në disa spektakle të tjera dhe tashmë ka një biznes të suksesshëm.
Tashmë është një sipërmarrëse e rëndësishme dhe moderimi ka dalë në plan të dytë.

Baby Boo