Kuptimi i arsyeve të sjelljes së tjerëve, pse sillen keq?


Nga vet kompleksiviteti i atribuimit, psikologët kanë dalë me teori shumë të ndryshme me qëllimin e përshkrimit sa më të drejtë dhe më konciz lidhje me atë se çka paraqet si nocion kuptimi i atribuimit. Megjithatë ne do fokusohemi në dy teori të cilat kanë qenë mjaftë me ndikim te madh.

E para prej ketyre teorive – teoria e korespondimit konkluzor (inferencial) të Jones dhe Davis (1965) – ka për qëllim të shtrohet si pyetje lidhje me atë se si ne i përdorim informatat rreth sjelljeve të tjerëve si një bazë për të konkluduar se ata posedojnë karakteristika të ndryshme. Me fjalë tjera, teoria është e interesuar se si ne vendosim, në bazë të veprimeve dhe aksioneve të jashtme të tjerëve, se ata posedojnë karakteristika specifike që ata i kanë me veti nga një situatë në një situat tjetër, dhe kjo mbetet disi stabile për një kohë të gjatë.
Në shikim të parë, kjo duket sikur është një punë e thjeshtë. Sjelljet e tjerëve na ofrojnë neve me një burim të pasur që ne mund të zgjedhim, dhe nëse e vëzhgojmë me vëmendje, duhet qenë të aftësuar të nxjerrim maksimumin e njohurive lidhje me to. Deri diku kjo është e vërtetë. Mirëpo, puna është e komplikuar për shkak të faktit vijues: Shpeshherë, personat sillen në një mënyre jo pershkak se një sjellje e tillë reflekton preferencat dhe karakteristikat e tyre, por për vet faktin se faktorët e jashtëm u japin vetëm një zgjidhje të limituar.

Për shembull, supozoni se ju veshtroni një grua që është duke shpejtuar në aeroport, duke i shtyrë njerëzit prej rrugës së sajë. A do të thotë kjo se ajo është shumë arrogante? Jo, kjo grua ndoshta shpejton për shkak se ka mundësi që aeroplani të niset pa të. Situatat e tilla janë mjaftë të zakonshme, dhe përdorimi i sjelljeve momentale të tyre si një udhëzim për karakteristikat e tyre të përhershme mund të jetë mjaftë mashtruese.

Lidhje me atë se si ballafaqohena me komplikime të tilla? Sipas teorisë së Jones dhe Davis, ne e përmbushim këtë punë duke fokusuar vëmendjen tonë në disa lloje aksionesh – ato që definitivisht do të jenë mjaftë informative. Së pari, ne i konsiderojmë vetëm ato sjellje që duket se janë zgjedhur lirshëm, kurse në të shumtën e rasteve të injorojmë sjelljet që disi kanë qenë të detyruar mbi personin në fjalë. Së dyti, ne i japim një vëmendje të posaçme aksioneve që tregojnë çka Jones dhe Davis e quajnë efektet jo-të zakonshme – efektet që mund të shkaktohen nga një faktorë specifik, por jo nga tjerët. Pse aksionet e tilla janë informative? Janë informative për vet faktin se zakonisht ne mund të mësojmë më shumë rreth tjerëve nga aksionet që nga ana e tyre sjellin deri te efekte jo-të zakonshme sesa prej atyre që nuk sjellin.

Së fundi, Jones dhe Davis sugjerojnë se ne gjithashtu i japim një vëmendje të madhe aksioneve nga tjerët që janë poshtë sa i përket pëlqimit social sesa akcioneve qe janë lartë në këtë dimension. Me fjalë tjera, ne mësojmë më shumë rreth karakteristikave të të tjerëve nga aksionet që ata i kryejnë që disi janë jashtë asaj ordinare sesa prej aksioneve që janë të ngjajshme me ato që kryhen nga shumica e njerëzve tjerë. Në përfundim, sipas kësaj teorie, ne me siguri do të konkludojmë se sjelljet e tjerëve reflektojnë karakteristikat stabile të tyre kur sjellja e tille eshte: 1) e zgjidhur lirshëm, 2) sjell efekte jo-të zakonshme, dhe 3) është shumë poshtë sa i përket pëlqimit social.

3.6 Teoria Kauzale e Atribuimit të Kelley-t
Konsidero rastet vijuese: Ju takoni një person atraktiv në një ‘party’ dhe ai apo ajo ju premton se do ju telefonojë të nesërmen, por përgjigje nuk ka. Ju merrni një notë shumë të dobët në provim sesa që keni pritur. Çfarë pyetje mund të pyetni në mendjen tuaj në të dyja keto situata? Përgjigjeja është e qartë: Pse? Ju do të kishi dashur të dini pse personi nuk ju thirri në telefon, dhe pse morrët notë të dobët. Si duket në shumë situaa kjo është puna qendrore atribuive që mund të ballafaqohena. Si zakonisht ne duam të dimë pse njerëzit duken dhe sillen në mënyra të caktuara. Kjo qëndron edhe tek fakti që tregon arsyen se, sepse vetëm nëse i kuptojmë shkaqet pas sjelljeve të individëve mund të shpresojmë të bëjmë më me sens botën tonë sociale që na preokupon. Nënkuptohet, numri i shkaqeve specifike pas sjelljeve të të tjerëve është mjaftë i madh.

Për ta patur më lehtë, ne shpesh fillojmë me një pyetje preliminare: A ka ardh sjellja e tjerëve nga shkaqet interne (karakteristikat, motivet, qëllimet); ose nga shkaqet e jashtme (disa aspekte të botës sociale dhe fizike); apo nga një kombinim i këtyre dyjave? Për shembull, ju mund të pyetni a e keni marr notën më të dobët sesa keni pritur, për vet faktin se nuk keni mësuar mjaftë (shkak intern), ose për shkak se pyetjet ishin mjaftë të rënda (shkak i jashtëm), apo ndoshta mund të jetë për arsye të të dy faktorëve?

Sipas Kelley, në përpjekjet tona për tu përgjigjur pyetjes: se pse rreth sjelljeve të të tjerëve, ne fokusohemi ne informatat që kanë të bëjnë me tri dimensione kryesore. Së pari, ne konsiderojmë konsensuz-in – menyrë se si të tjerët reagojnë ndaj ndonjë stimuli ose rasti, në të njëjtën mënyrë si personin që ne e konsiderojmë. Sa më i madh te jetë proporcioni i njerëzve tjerë që reagojnë në mënyrë të njëjtë, aq më i madh është edhe konsensuzi.
Së dyti ne konsiderojmë konsistencën – mënyrën me të cilën njeriu në fjalë reagon ndaj stimulit ose rastit, ne të njëjtën mënyrë ndodh që në situatat tjera në kohë të ndryshme. Dhe së treti, ne analizojmë dallueshmërinë – apo mënyren se si ky njeri reagon në mënyrë të njëjtë ndaj stimulit apo rastit tjetër dallues.

3.7 Atribuimi: Disa Burime Bazike të Gabimit
Diskutimi jonë rreth atribuimit deri më tani duket se sugjeron se është një proces mjaftë racional ku individët që mundohen të identifikojnë shkaqet e sjelljeve të të tjerëve ndjekin me rradhë shkallë kognitive. Në përgjithësi kjo është ashtu. Ne duhet të theksojmë se poashtu atribuimi është gjithashtu subjekt i shumë formave të gabimit – tendenca që mund të na sjellin neve në shumë gabime serioze sa i përket shkaqeve të sjelljeve të të tjerëve.
3.8 Gabimi Fundamental Atributiv
Imagjino sikur ju jeni dëshmitarë të skenës në vijim. Një njeri arrinë në mbledhje një orë me vonesë. Gjatë hyrjes në mbledhje i bien poshtë gjitha dokumentat. Gjersa ai mundohet ti mbledhi, i bien poshtë syzat dhe i thyhen. Më vonë, ai e derdh krejtë kafen mbi kravatin e tijë. Si do ti shpjegoni këto ndodhi? Shansat janë mjaftë të mira se ju do të arrini në konkluzionin se “Ky person është i disorganizuar dhe i pakujdesshëm”. A janë atribuimet e tilla korrekte? Ndoshta; por ka mundësi që njeriu të jetë vonuar për shkak se aeroplani është vonuar, i bien dokumentat për shkak se nuk kanë patur kapse, dhe e derdh kafen për shkak se filxhani ka qenë shumë i nxehtë.

Fakti se ju më pak do ti konsideroni këto mundësi dhe faktorë të jashtëm ilustron ajo çka quhet gabimi fundamental atribuiv – tendenca jonë e fortë për ti shpjeguar aksionet e të tjerëve përmes termave të shkaqeve interne sesa të atyreve të jashtëm. Thënë shkurtë, ne tentojmë ti perceptojmë tjerët sikur sillen njashtu si që sillen për shkak faktit se ata “jane persona të tillë”, sesa për shkak të faktorëve të jashtëm që ka mund të ndikojë në sjelljen e tyre.
Kjo tendencë për ti dhënë më tepër rëndësi shkaqeve interne kurse në të njëjtën kohë bëjmë ç’vlerësimin e rëndësisë së shkaqeve të jashtëm duket se rritet nga fakti se kur ne observojmë sjelljet e personave tjerë, ne tentojmë të fokusohemi në aksionet e tijë apo sajë; konteksti që këto ndodhin shpesh zhduket. Si rezultat i kësaj, del që ndikimi potencial i shkaqeve të jashtme pranon më pak vëmendje. Një mundësi tjetër është se ne i vërejmë faktorët e jashtëm, por tentojmë që mos t’iu japim një rëndësi të veçantë. Sidoqoftë, një gabim i tillë ka implikacione të rëndësishme. Për shembull, sugjeron se edhe nëse individët janë të vetëdijshëm rreth forcave të jashtme që ndikon te anëtarët e grupeve të disfavorshme në shoqëri, ata ende mund ti perceptojnë këto njerez si të “këqinjë”, “përtacë”, ose “budalla”, dhe prandaj ata vetë janë fajtorë për këtë situat. Në raste të tilla, gabimi fundamental atribuiv mund të ketë konsekvenca sociale serioze. Rezultatet e hulumtimeve tregojnë se kjo situatë ndryshon me kalimin e kohës. Nëse në fillim shkaqet janë interne atëherë me kalimin e kohës ka mundësi që sjelljet të shpjegohen nga faktorët e jashtëm.

Baby Boo