Kunata e kërcënon përmes telefonit nusen e vëllait në Kosovë, ajo shkon në strehimore


Mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Gadime të Ulët në Lipjan ka ndodhur një sherr mes kunatave.

Sinjali mëson se sherri ka nisur përmes një bisede në telefon, si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes të çiftit, ku u përfshi edhe motra e burrit, e cila jeton në Gjermani.

Gjatë bisedës që zhvilluan, kunata e cila jeton jashtë shtetit, i dha ultimatum 43-vjeçares që të largohet nga shtëpia e bashkëshortit me fjalët “largohu nga shtëpia e vëllait tim para se unë të vij nga Gjermania”.

Duke u ndjerë e kërcënuar dhe nga frika se do të dëbohet në rrugë, 43-vjeçarja rastin e ka denoncuar në Polici, ku ka përshkruar në detaje telashet e mëhershme dhe kërcënimin e pranuar përmes telefonit nga kunata e saj.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia ka ndërmarrë veprimet e para hetimore, duke intervistuar edhe dëshmitarët që kishin njohuri për ngjarjen, ndërkaq akoma nuk është intervistuar e dyshuara, për shkak se ajo jeton jashtë Kosovës.

Pavarësisht veprimeve të ndërmarra nga Policia, 43-vjeçarja nuk është ndjerë e sigurt që të kthehet në shtëpinë e burrit, me ç’rast është dërguar në strehimore deri në zgjidhjen e rastit.

Baby Boo