Kumanovë përfundon edicioni i parë i manifestimit “Pena ime”


Nën tingujt e muzikës klasike, që sollën para publikut kumanovar, artistët e rinj nga vende të ndryshme të Maqedonisë, ka përfunduar edicioni i parë i manifestimit kulturorë “Pena ime”, nën organizimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Emra të njohur të muzikologjisë shqiptare, si Sihana Badivuku, Blerim Grubi e Besjana Mehmeti, në cilësinë e jurisë profesionale, çmuan lartë performimin e artistëve të rinj. Në këtë edicion të parë të festivalit “Pena ime”, Syhana Reçi nga Struga, u shpall fituese e “Penës së artë për muzikë”.
Me vendin e dytë u nderua artisti kumanovar Ismet Vejseli, i cili me zërin e tij të jashtëzakonshëm, interpretoi dy vepra klasike në solo-këndim. Kurse, vendi i tretë i takoi flautistes nga Tetova, Teuta Emini.
Me prezencën e tij e këtë manifestim e nderoi edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
“Mendoj se në Republikën e Maqedonisë, e vecanërisht në qytetin e Kumanovës” duhet të organizohen edhe më shpesh ngjarje të këtilla, sepse Kumanova ka dëshmuar historikisht se është qytet i kulturës, i artit, i krijuesve, i penës. Angazhimi i elitës kumanovare artëdashëse por edhe gjithë qytetarët në përgjithësi janë në këtë drejtim dhe asesei në ngjarje të shkëputura nuk duhet ta prishin imazhin e qytetit tone”, tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencave.
Në përmbyllje të gjithë aktivitetit treditor, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, Sevdail Demiri, u shpreh i kënaqur nga realizimi i projektit.
“Unë jam i kënaqur në përgjithësi nga ky zhvillim i këtij aktiviteti të gjithë mbarshëm. Festivali apo manifestimi multimedial “Pena ime”, është ky sivjet edicioni i parë të cilin e kemi filluar për ta instaluar”, tha Sevdail Demiri, kryetar i K.Sh.”Jehona e Karadakut”
Ndryshe, manifestimi “Pena ime”, filloi më 20 qershor 2018, me ekspozitën kolektive artistike në Galerinë e Arteve në Kumanovë, dhe vazhdoi në netët vijuese me festivalin e poezisë, dhe me atë të muzikës klasike.Manifestimi “Pena ime”, është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë.
Baby Boo