Kumanovë: Një 30 vjeçare vrapon e zhveshur, kërkon ndihmë


Para dy ditësh ne periferinë e Kumanovës nje femër rreth moshës 30 vjeçe ka vrapuar e zhvezhur duke kërkuar ndihmë, se po ik nga sulmi, siç ka treguar vetë ajo. Banorët që e kanë parë tregojnë se rreth orës 15 e 30 ka lëvizur në lagjen Karposh drejt qytetit.

Kur ka arritur afër shtëpive të para në rrugën Done Bozhinov, një familje e morri ta ndihmoj, shkruan sdk.mk, transmeton Pa Censurë.

Familja që e ka pranuar në shtëpi thotë se gruaja ishte sulmuar nga tre burra dhe ka qenë e gërvishtur në shpinë dhe këmbë.

Nga SPB Kumanovë vërtetuan se rasti u paraqit teknata, pas çka ekipet policore dolën në terren dhe e kanë asistuar me ekipë mjeksore.

Policia thotë merren me zbardhjen e plotë të rastit por nuk dha shumë detaje.

Baby Boo