Kumanovë: “N.P. Kumanovo Parking”, sjellë risi për


Ndërmarrja Publike “Kumanova Parking”, e cila funksionon në kuadër të komunës së Kumanovës, ditëve të fundit ka bërë disa ndryshime në aspektin teknik, Fadil Shabani, drejtor i kësaj ndërmarrje pët TVM2, thotë se kohëve të fundit kemi sjellur shumë risi për qytetarët e Kumanovës dhe rrethinës të cilët shfrytëzojnë parkingjet tona.
“Sa i përket ndryshimeve në aspektin teknik, mund tju informoj se në kuadër të zonës e cila funksionon, në kuadër të zonës A, kemi bërë ndarjen e të njejtës në gjashtë nën zona. Edhe numrat për dërgesa të sms porosive i kemi ndryshuar tani është 144-144, ju njoftojmë se në cdo nën zonë ka edhe tabela treguese, udhëzuese, ku të njejtat janë në dy gjuhë, edhe atë në maqedonisht dhe shqip. Risi e gjithë këtyre ndryshimeve është se sms porositë mund të dërgohen në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, si dhe obligative si nërmarrje e kemi që të njejtat ti kthejmë në gjuhën që qytetari parashtron”, shprehet drejtor i “N.P. Kumanova Parking”, Fadil Shabani.
Fadil Shabani gjithashtu informon qytetarët se pëvec ndryshimeve teknike, si drejtori kemi bërë edhe ndryshimin e cmimeve mujore dhe vjetore.
“Cmimi mujor për persona fizik kushton 1.000 den, ndërkaq cmimi vjetor, por me pagesë avans kemi zbritje 20% është 9.600 den, ndërkaq për persona juridik cmimi mujor është 1.500 den, ndërkaq për cmimi vjetor me pagesë avans edhe këtu kemi zbritje 20% është 14.400den”,shprehet drejtor i “N.P. Kumanova Parking”, Fadil Shabani.
Nga kjo ndërmarrje në bashkëpunim me kreun e komunës së Kumanovës paralajmëruan se në të ardhmen palnifikohen të nmdërtohen në tre lokacione të ndryshme garazhe në kate.
Ndryshe “N.P.Kumanova Parking” numëron 40 të punësuar, 11 prej të cilëve janë shqiptar.

Baby Boo