Kumanovë, goditet me makinë një fëmijë 8-vjeçar


Një fëmijë 8-vjeçarë nga fshati Sllupçan i Kumanovës është lënduar, pasi ka marrë goditje nga një makinë “Opel Corsa”.

Fëmija me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, prej ku pas ndihmës së parë është dërguar në Qendrën për Urgjencë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën lokale që lidh fshatrat Sllupçan dhe Runicë. Ndërsa makina është drejtuar nga B.I (30) nga Sllupçani me banim në Zvicër.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Baby Boo