Kumanovë, 300 nxënës më pak këtë vit shkollor


Pjesëmarrja e organizatave joqeveritare në krijimin e politikave në vend është një hap tjetër drejt transparencës dhe është për t’u përshëndur thanë nga sektori civil. Organizata të ndryshme u ankuan për probleme të ndryshme. Ndër to ishte edhe mos-kyçja e organizatave tjera joqeveritare prej qyteteve të tjera jashtë Shkupit.

Organizatat civile nuk janë vetëm në Shkup kemi edhe rajone tjera mjedise tjera urbanistike në vend e posaçërisht zonat rurale janë të lëna pas dore dhe pyetje deri tek kryetarja e këshillit Fani sa organizata civile numëron Këshilli që janë Shkupi dhe sa nga vendet tjera dhe nga zonat rurale – tha Bajram Sulejmani Organizata “Natyra”.

Karanifilovska nga Këshilli për bashkëpunim tha se plotësisht pajtohet për kqyjen e sektorit civil nga vendet rurale por shtoi se procesi i zgjedhjes së organizatave është bërë në mënyrë transparent. Ndërsa Kaevski tha se të rinjtë duhet ts shohin të ardhmën në vendin e tyre

Absolutisht pajtohem me ju dhe komentin tuaj. Ndoshta nuk kam të dhëna precize dhe të sakta por atë që mund t’a them më shumë siguri është që 16 organizata ciivle vetëm 3 janë përfaqësues të cilët organizatat e tyre ose janë jashtë Shkupit ose organizata rrjetë të kyqura dhe kanë zyrat e tyre në ndonjë vend tjetër – u shpreh Fani Karanfilovksa ,Këshilli për bashkëpunim në mes Qeverisë dhe OJQ.

Unë dua që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre këtu në vend, të mos e ndjejnë kët vend si të huaj por në të kundërtën të kyçen dhe të japin kontribut më të madhë për zhvillim jo vetëm për të rinjtë por në përgjithësi për të gjithë – tha Darko Kaevski, Drejtori Agjensisë për rini dhe sport.

E gjithë kjo u diskutua sot në ditën e hapur e organizuar në Qeveri për të gjitha organizata joqeveritare në vend. Damjan Mancevski si ministër i shoqëris informatike dhe administratës tha se ky është një hap tjëter për rritjen e transparëncës se Qeverisë dhe se janë të hapur për një bashkëpunim të tillëpër krijimin e një komunikim dhe bashkëpunimi me Qeverinë.

 

Baby Boo