Kumanovari mashtrohet me 500 euro të falsifikuara


Në Kumanovë po qarkullojnë euro false dhe se kjo është alarmuese pas një denoncimi që është bërë në policinë e këtij qyteti.
Mbrëmë rreth orës 21:00 në SPB të Kumanovës, një 21 vjeçar nga një fshat i kësaj komune ka denoncuar se është mashtruar nga një person me një shumë parash prej 500 eurove të falsifikuara.
Sipas denoncimit, personi i panjohur i ka ofruar 500 euro për këmbim, me ç’rast ka marrë në kundëvlerë denarë. Por më pas 21 vjeçari ka kuptuar se kartmonedha është false. MPB theksoi se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e këtij rasti.

Baby Boo