Tarifat e reja për ujin ngarkojnë koston e qytetarëve të Kumanovës, të cilët duhet të paguajnë për shpenzimet e ujit.
Këtë lajm e bëri me dije këshilltari i Komunës së Kumanovës, Daniel Stojcevski.
Në profilin e tij në facebook ai informoi se nga të gjithë komunat, uji më shtrejtë paguhet në komunën e Kumanovës dhe atë me 4.4 denarë, ndërkaq Shkupi paguan 0 denarë, ndërsa Prilepi 2.2 denarë.
Arsyeja e rritjes së çmimi, janë përplasjet në mes partive politike, mirëpo këtë çmim po e paguajnë qytetarët.
Komuna e Kumanovës shpesh përballet edhe me problemin e mungesës së ujit, e veçanërisht gjatë stinës së verës./Pacensurë