Kumanova e vërshuar nga njerëzit, radhë të gjata para marketeve dhe bankave


Moti i ngrohtë mbushi sheshin dhe parqet në qytetin e Kumanovës kurse radhët e gjata të qytetarëve që prisnin para bankave, postave dhe marketeve vëreheshin kudo.

“Prej disa ditësh në qytetin e Kumanovës zbatohen masa më të rrepta të kufizimit të lëvizjes se sa në qytetet e tjera. Edhe përskaj kësaj, tani që është rreth mesditës, ky qytet është vërshuar nga njerëzit dhe veturat”.

Ekipi i Alsat nëpër qytet filmoi edhe dhjetëra persona të moshuar për të cilët ora policore kishte filluar më herët dhe nuk duhen të ishin jashtë.

Në Kumanovë ka gjithsej 128 persona të infektuar me virus korona. Ky është qyteti më i prekur pas Shkupit. Për disa banorë, masat janë tepër rigoroze kurse për disa të tjerë, masat janë të arsyeshme dhe duhet të respektohen.

“Është mirë të merren masa dhe njerëzit duhet të ruhen. Kjo nuk është lojë meqë e gjitha bota është në këtë problem, jemi edhe ne. për këtë arsye duhet të ketë masa edhe rigoroze, edhe më të mira. Unë po për vete por edhe tjerët mendoj se i respektojnë se e shohim nëpër televizione që nuk ka lëvizje të madhe dhe të mos respektohen”.

“Kur thua një herë se duhet të vendoset në karantinë, vendose në karantinë, të shërohet kjo epidemi dhe të përfundojë gjithë kjo situatë. Shumë lëvizje ka nëpër qytet. Shumica janë personat e moshuar që duhet ta respektojnë dhe nuk e respektojnë”.

“Disa mbajnë maska dhe disa nuk mbajnë. Unë jam nga Kojnarja e epërme dhe kam ardhur të marr ilaçe. Frikësohet populli por s’ka ç’të bëjë, ajo është. Duhet si deri më tani, ndonjë ditë të lejohen qytetarët të blejnë diçka, të shëtiten”.

Kumanova kaloi mbi 60 orë në izolim total gjatë fundjavës kurse duke filluar nga ora 16, ora policore vlen në të gjithë territorin e saj. Policia ka evidentuar shtatë raste të shkeljes së orës policore gjatë 24 orëve të fundit dhe kryerësit kërkohet të gjobiten me nga 1 mijë euro. Autoritetet lokale pas mbledhjes së fundit pritet t’i bëjnë të ditura konkluzionet e fundit rreth masave dhe efikasitetit të tyre.

Baby Boo