Kumanova a do të vëllazërohet me komunën ruse, Maksi ishte në Rusi!


Kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski – Maksi ka qëndruar për vizitë në Rusi. Ai ka qëndruar në qytetin e Vollgogradit, ku është takuar me kolegun e tij rus, kryetarin e komunës, Andrej Vlladimiroviq.
Nga postimi i bërë nga Maksim Dimitrievski shihet se së shpejti do të ndodhë miqësimi apo vëllazërimi i këtyre dy komunave, si pjesë e miqësisë dhe bashkëpunimit me Rusinë, shkruan portali Lider.

“Miqësi e re mes Vollgogradit dhe Kumanovës, me të respektuarin Andrej Vlladimiroviq. Qytete që janë bartëse të porosive të paqes”, ka shkruar Dimitrievski në profiling e tij në facebook. Por lidhur me këtë takim me një deklaratë ka dalur edhe ambasada ruse në Shkup, e cila ka përcjellë porosinë edhe në profilet e saj në facebook. Dimitrievski nga radhët e LSDM në Kumanovë u zgjodh për kryetar komune me shumicën e votave të shqiptarëve.

Baby Boo