Kultivonte kanabis në banesë, arrestohet Enca Haxhia


Është arrestuar nga policia shtetasja Ruenca Haxhiaj. E njohur me emrin si Enca, ajo akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Në banesën e këngëtares, konkretisht në ballkon, policia gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha.

Në dëshminë e saj pas prangosjes, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me Encën është arrestuar edhe i dashuri i saj i ri, Mickey Neblett, të cilin e ka publikuar shumë herë në Instagram.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Baby Boo