Kuleba: “Vendet që nuk do të zbatojnë embargon e naftës ndaj Rusisë, bashkëpunëtore në krimet e luftës”

Ukrainian Foreign Minister Dmytro Kuleba attends a news conference with his German counterpart Heiko Maas after a news conference in Berlin, Germany, Tuesday, June 2, 2020. (Fabrizio Bensch/Pool via AP)

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian që refuzojnë të vendosin embargo ndaj naftës ruse do të konsiderohen “bashkëpunëtore” në krimet e luftës, tha sot ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba.

“Nëse një vend evropian vazhdon të kundërshtojë embargon ndaj naftës ruse, atëherë do të ishte e drejtë të thuhet se ky vend është bashkëpunëtor për krimet e kryera nga Rusia në territorin ukrainas,” tha Kuleba në një video të postuar në Twitter.

Më herët sot, Hungaria hodhi poshtë propozimin e Brukselit, duke thënë se një masë e tillë “do të shkatërronte plotësisht sigurinë energjetike të vendit “.

Hungaria do të përjashtohet së bashku me Sllovakinë, nga propozimi evropian për të ndaluar importet ruse të naftës deri në fund të vitit 2023.
Sipas propozimit të Komisionit, Hungaria dhe Sllovakia do të jenë në gjendje të blejnë naftë ruse deri në fund të vitit 2023 sipas kontratave ekzistuese, sipas një burimi për Reuters.

Komisioni Evropian rekomandoi gjithashtu që vendet e tjera të ndalojnë importet e naftës së papërpunuar ruse brenda gjashtë muajve si edhe rafinimin e produkteve deri në fund të vitit.

Propozimi i Komisionit është në diskutim. Ajo ka nevojë për mbështetjen e të gjitha qeverive të BE-së për ta miratuar atë.

Hungaria, e cila ka varësi të madhe nga nafta ruse, ka thënë vazhdimisht se nuk do të nënshkruajë asnjë sanksion energjetik.

Ministri i Jashtëm Peter Sigiarto, në një video mesazh të postuar në faqen e tij në Facebook, vuri në dukje se “zgjatja” që i është dhënë vendit të tij ” nuk mjafton “. ” Dërgesat e naftës ruse ” që ” janë të Hungaria të operojë” “do të ndalohen nga fundi i vitit të ardhshëm”, gjë që për të konsiderohet “e pamundur”:nevojshme që ,” shpjegoi ai.

Sipas zëdhënësit të qeverisë hungareze Zoltan Kovacs, 65% e naftës dhe 85% e gazit të konsumuar në Hungari vjen nga Rusia./abcnews.al

Baby Boo