Kujtim Xhelili kardiokirurgu i parë shqiptar në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”


Pas gjashtë viteve mund dhe sakrificë, me mentorim nga prof.Dr. Jovev dhe komision nga prof.Dr. Putnik dhe prof.Dr. Çolançevski gjatë operacionit “Aorta Valvula”në katedrën e Kardiokirurgjisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, Dr. Kujtim Xhelili mori titullin Specialist i Kardiokirurgjisë. Kujtimi nga tani do të jetë Kardiokirurgu i parë shqiptar e Kardiokirugjisë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup.

Kujtim Xhelili është nga fshati Përshefcë i Tetovës, rrjedh nga një familje e njorur mjekësh në atë anë. Babai i tij Agim Xhelili, mjek i njohur i rrethit të Tetovës ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2002-2006.

Kujtim Xhelili studimet i ka kryer në Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, ku edhe i ka vazhduar studimet specialistike ku ka asistuar në shumë operacione komplekse. Fokuset kryesore shkencore të tij janë ndërhyrja kirurgjike në valvulën mitrale dhe të aortës, trajtimi kirurgjik i insuficiencës së zemrës, çrregullimet ritmike të zemrës etj.

Kujtimi kishte asistuar edhe në opreacionin e parë të transplantit të zemrës në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu një mbështetje të parezervë në të gjitha aspektet për arritjet e tij ka pasur edhe nga kardiokirurgu i njohur shqiptar, Omer Xhemaili, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Baby Boo