Kujdesi për fëmijët pas divorcit, kërkohen ndryshime ligjore (VIDEO)

Prindërit e divorcuar kanë ngritur iniciativë për përgjegjësi dhe përkujdesje të barabartë ndaj fëmijëve të tyre. Ata kërkojnë ndryshime në ligjin për familje, që ai të parashohë ndarje të barabartë të ditëve për të qëndruar me fëmijët, shteti të ndihmojë nëse prindërit nuk arrijnë të paguajnë alimentacion si dhe mos të lejohet që vetëm njëri prind të ketë të drejtë të shpërngulë fëmijën jashtë shtetit.

Atë që kërkojmë ne është të kemi përgjegjësi dhe përkujdesje të njëjtë prindërore pas divorcit që nënkupton se kjo duhet të ndodhë edhe nga aspekti juridik dhe praktik. Nga aspekti juridik kjo nënkupton se duhet të tërhiqet neni 78 i cili parasheh që vetëm njëri nga prindërit të jetë përgjegjës për edukimin dhe rritjen e fëmijëve pas divorcit dhe në vend të saj të qëndroj se të dy prindërit kanë përgjegjësi të njëjta pavarësisht gjendjes së tyre bashkëshortore – tha Naum Ribarski, IQ “Përgjegjësi dhe përkujdesje prindërore”.

Si t’i shfrytëzojë ato ditë me fëmijën tim, si ta krijoj atë komunikim për ato katër ditë posaçërisht në këtë periudhë kur vajza ime ka 12 vjet dhe kur gjendet në fillim të pubertetit dhe babai i saj nuk mund t’u përgjigjet gjithë kërkesave dhe pyetjeve të sajë. Ky ligj urgjentisht duhet të ndryshojë, për të mirën e fëmijës tim dhe gjithë fëmijë tjerë – shpjegoi Biljana Vinçeviç, e divorcuar.

Nga Avokati i Popullit thanë se vitet e fundit po rritet numri i prindërve dhe fëmijëve që parashtrojnë ankesa për shkelje të drejtave të tyre për tu takuar me njëri – tjetrin. Madje, nga ky institucion thonë se fëmijët shpesh bëhen instrument për hakmarrje ndaj bashkëshortëve.

Divorcet nuk nënkuptojnë edhe ndarje nga fëmijët, ndërsa në Maqedoni pikërisht kjo ndodhë. Vitet e fundit, deri te Avokati i Popullit kemi ankesa të shumta nga prindërit që kërkojnë mbrojtje për të drejtat e tyre për tu takuar me fëmijën e vet. Vitet e fundit na gëzon fakti se vet fëmijët paraqiten dhe parashtrojnë ankesë deri te institucioni jonë por na brengos dhe duhet të na brengos të gjithve ndjenja e tyre, posaçërisht institucionet kompetente, se kanë frikë se prindi tjetër nuk i do më – deklaroi Vaska Bajramovska Mustafa, Avokati I Popullit.

Debati publik u zhvillua në Komisionin për Punë Sociale në Kuvend. Sipas Ligjit aktual për familje, pas divorcit prindërit e dytë mund të takojnë fëmijët e tyre vetëm pesë ditë në muaj ose 50-60 ditë në vit. Ndërkohë të dhënat e fundit nga Enti për statistikë thonë se divorcet në vend po shënojnë rritje krahasuar me kurorëzimet. Në tremujorin e dytë të vitit 2017 janë regjistruar 3.447 lidhje martesore ndërsa në periudhën e njëjtë këtij viti janë regjistruar 436 divorce. ALSAT-M