(Kujdes, pamje të rënda) Publikohet videoja e vr*asjes së të riut në Deçan, babai i tij kërkon drejtësi


Të martën është bërë rikualifikimi i veprës në rastin e vr*asjes së të riut Agonis Tetaj nga Deçani, nga “Vr*asje e rëndë” në “Vr*asje nga pakujdesia”. Lidhur me këtë, familja e vi*ktimës ka dërguar një letër publike në adresë të kryeprokurorit të shtetit dhe ambasadorit të SHBA’së, Britanisë e Gjermanisë në Prishtinë.

Babai i vi*ktimës, Isuf Tetaj, në letrën publike po e akuzon prokurorin e rastit, Agron Uka, se është duke manipuluar me rastin e vr*asjes së të riut Agonis Tetaj.
Në letrën e tij publike të cilën ia ka dërguar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi dhe ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë, Isuf Teta ka bashkëngjitur edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Me këtë letër, ai po kërkon që të përjashtohet prokurori Agron Uka nga ky rast si dhe të vendoset gjykim meritor lidhur me vr*asjen e djalit të tij.
Po ashtu, Isuf Tetaj në këtë letër ka bashkëngjitur edhe videon nga momenti i vr*asjes së djalit të tij, në vendin e punës.
Video nga momenti i vr*asjes së Agonis Tetajt:

https://www.dailymotion.com/video/x800cjo

Baby Boo