Kujdes në Facebook/ 533 milionë numra telefoni dhe të dhëna personale dalin në internet


“Business Insider” shkruan se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve në Facebook nga 106 vende në botë janë vjedhur.

“Numra telefoni, adresa, informacione biografike, adresa email-i janë shfaqur në rrjet falas” shkruhet në artikull. Mes personave të goditur, 32 milionë janë në SHBA, 11 milionë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në Indi. Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se të dhënat mund të përdoren nga hakerat.

Publikimi i këtyre të dhënave dëmton besueshmërinë e Facebook, që administron një sasi të madhe të dhënash personale të përdoruesve nga shumë vende të botës. Kjo nuk është hera e parë që një numër i madh të dhënash personale të përdoruesve të Facebook gjenden të ekspozuara në internet

Baby Boo