Kujdes në çfarë ambiente qëndroni, Mjekët këshillojnë që kondicioneri të gradohet 25-27°c


Është mirë që në këto ditë të nxehta vere të qëndroni në mjedise me ajër të kondicionuar por jo me temperaturë shumë të ulët. Mjekja Margarita Tripunovska gjithashtu këshillon që të kihet kujdes kur të dilet nga një ambient ku ka pasur kondicioner në vende ku është shumë nxehtë.

“Para së gjithash duhet pasur kujdes me ambientin ku është freskuar, temperatura duhet të jetë nga 25 deri në 27 gradë. Pra hapësira të mos jetë shumë e ftohtë, dhet pasur kujdes për këë. Duhet që gradualisht të dilet jashtë, jo nga një mjedis shumë i ftohtë direkt në diell, që trupi gradualisht të adaptohet me ato temperatura” pohoi mjekja Tripunovska.

Konsumimi i ushqimit dhe pijeve është i rëndësishëm për të përballuar të nxehtin e lartë.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë periudhë të vitit me temperatura të lartë, duhet që ushqimi të përgatitet në mënyrë adekuate. Çfarë do të thotë adekuate? Kjo nënkupton që gatuhet në temperatura të larta. Nëse nuk konsumohet menjëherë, duhet ruajtur në frigorifer në temperaturë deri minus 4 gradë. Kur të nxirret nga frigoriferi, sërish duhet të gatuhet në zjarr”, tha Margarita Tripunovska.

Mjekja gjithashtu sugjeron përdorim më të lartë të fruta dhe perimeve, por të larë dhe pastruar mirë. Sa më shumë ujë dhe sa më pak pije me sheqer këshillon Tripunovska, ndërsa shton se alkooli rreptësisht duhet shmangur.

Këshillohet që në periudhën nga ora 10 deri në orën 19 të mos dilet përjashta e nëse dalja është e domosdoshme, është mirë që të vishni rroba me ngjyra të hapura, syze dhe kapele verore. Duhet shmangur qëndrimi në diell ndërsa konsumimi i lëngjeve është shumë i rëndësishëm.

Për ditët në vijim meteorologët parashikojnë mot të thatë dhe të ngrohtë, me temperatura nga 32 deri në 39 gradë celsius.

Baby Boo