Kufizimi i lëvizjes, policia dënon me gjobë 200 euro një qytetare nga Peja që po kthehej nga puna në shtëpi


Një qytetare e Kosovës ka shprehur indinjatën ndaj masave kundër Covid-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës, e që u fuqizuan sonte.

Qytetarja Dafina Boja ka thënë se ka përfunduar orarin e punës në Prishtinë në ora 17:30, e që është nisur menjëherë për në Pejë. Meqë Peja është futur në izolim në ora 19:00,policia e kanë gjobitur Bojën në vlerë 200 euro.

Boja ka reaguar në Facebook duke shprehur zemërim ndaj vendimeve të qeverisë, saktësisht ndaj kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt.

Bazuar në vendimin e Qeverisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID 19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës) sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të Punësuarit”.

Baby Boo