Kubë, mbi 100 të vdekur gjatë rrëzimit të avionit

Në Boeingun 737 që u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga aeroporti “Jose Marti” në Havanë të Kubës humbën jetën mbi 100 pasagjerë, ndërsa tre persona kanë mbijetuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Baby Boo

Tre persona janë shpëtuar nga mbetjet e avionit dhe janë transferuar në spital ku luftojnë për jetën.

Boeing 737, në pronë të Cubana de Aviaciona, u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga aeroporti.

Dëshmitarët e fatkeqësisë u treguan gazetarëve se pas rrëzimit të avionit është parë një re e madhe e tymit të zi.