Kualifikim emocionues për Francën, Argjentina eliminohet nga Botërori

Franca ka arritur të bëhet skuadra e parë çerekfinalist e Botërorit pas fitores me rezultatin 4-3 kundër Argjentinës. “Gjelat” në këtë mënyrë i kanë dhënë fund aventurës së ‘albiçelestëve’ në Botëror, të cilët sot tentuan shumë, por e patën të pamundur të kalonin më tej.

Baby Boo

Ndeshja u zhbllokua shpejt, me Mbappe që fitoi një penallti në minutën e 11-t të ekzekutuar saktë nga Griezman. Me kalimin e minutave Argjentina rriti nivelin e lojës dhe Di Maria pak para fundit të pjesës së parë falë një supergoli barazoi rezultatin.

Në fraksionin e dytë të lojës Argjentina e Messi-t do të përmbyste gjithçka, me Mercado-n që devijoi një top duke e dërguar në rrjetë.

Nga ky moment Franca transformohet dhe Pavard me një të djathtë të shkëlqyer barazoi në 2-2. 7-t minuta më pas Mbappe do të kalonte edhe një herë Francën në avantazh. Sërish futbollisti që luan me Paris SG do të shënonte golin e dytë personal dhe të 4 për “gjelat”.

Pak para fundit Argjentina, ekzaktësisht në minutën e 92-t Aguerro shkurtoi diferencat, duke zgjuar shpresat, por gjithsesi ishte tepër vonë dhe Argjentina eliminohet nga Botërori.

Franca 4-3 Argjentina

Komenti i ndeshjes

90+5′ Përfundon takimi

92′ Aguaerro shkurton diferencën