Kuadri dhe kushtet, probleme me arsimin inkluziv


Mungesa e kuadrit të nevojshëm dhe kushtet jo të përshtatshme janë shkaqet kryesore që Arsimi inkluziv nuk po zbatohet si duhet në shkollat fillore. Këto vërejtje vijnë nga vet prindërit dhe mësimdhënësit. Mësuesja Firdeze Fejzullahu thotë se në Shkollën fillore “Dituria” në Saraj ka mbi 10 nxënës më aftësi të kufizuara. Siç thotë ajo, fëmijëve në fjalë u ofrohet shumë pak nga aj që parasheh Arsimi Inkluziv.

Nëse unë ulem vetëm me atë nxënës të punoj ora më shkon, nxënësit e tjerë i marrim në qafë. Ka nxënës që duhet të përparojnë, të talentuar që duhet të ecin para ose nxënës mesatar, normal nxënësit që i kemi. Është problem se nuk e di se ku të arrish përpara. Brenda 40 minutave ne nuk kemi 20 minuta ose 15 minuta orë efektive se duhet ti përgatitesh grupet dhe të punojë, që janë pak më përpara ose nxënësve tjerë tu ndihmosh pak më tepër, pastaj të ulesh te nxënësi ose nxënësja që ka nevojë direkte me kontaktin tim, dmth unë ti ndihmoj- deklaroi Ferdeze Fejzullahu, mësuese në sh.f “Dituria” Saraj.

Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se disa prind kanë vendosur që fëmijët e tyre më aftësi të kufizuara ti çregjistrojnë nga shkollat normale dhe ti rikthejnë në shkollat speciale, ku trajtimi i tyre bëhet sipas nevojave fizike dhe psikike.

Ata i çregjistrojnë fëmijët dhe sërish i regjistrojnë në shkollat speciale. Sepse, këtu kanë ekipin e duhur special I cili do të punoj, do ti kushtoj vëmendje fëmijës, nevojave të tij dhe prindërit presin, respektivisht janë të sigurte që fëmija i tyre do ta marrë mbështetjen e duhur që për momentin këtë mbështetje nuk e kanë në shkollat fillore. Megjithatë, në praktikë ne akoma nuk jemi të përgatitur për inkluzion të plot në mënyrën që e parasheh Ligji. Bëhen punë të cilat janë në dëm të fëmijëve dhe kjo urgjentisht duhet të ndërpritet- tha Vaska Bajramovska, zv Avokate e Popullit.

Avokati i Popullit kërkon përgjegjësi nga Ministria e Arsimit për ligjin e miratuar në korrik të vitit kaluar edhe pse shkollat nuk ishin të përgatitura për këtë proces. Nga shkolla speciale “Idnina” në Shkup nuk i pohuan e as nuk i mohuan informacionet për kthimin e nxënësve në këtë shkollë. Përmes telefonit u përgjigjën se të dhënat për shkollën janë të besueshme dhe nuk raportohen jashtë këtij institucioni.

Pavarësisht se shkollat ankohen për mungesë të asistentëve që duhet përfshirë në Arsimin Inkluziv, nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se këtë vit në bashkëpunim me UNDP-n dhe komunat janë siguruar gjithsej 294 asistentë. Prej tyre, 213 janë asistentë arsimor dhe 81 asistentë personalë.

Baby Boo