Ku ndodhet momentalisht Behgjet Pacolli, flet këshilltari i tij

Kryetari i AKR’së gjendet në apartmentin e tij në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Po ai gjendet në apartamentin e tij në Tiranë”, ka thënë shkurt Murseli.

Ai ka thënë se gjatë ditës do të merret vesh nëse do të kthehet sot në Prishtinë.

Pacolli dje ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i mundësohet kthimi në shtëpinë e tij pa pasur nevojë të futet në karantinën 14 ditore në Qendrën e Studentëve.

Një kërkesë e tillë është refuzuar për Pacollin, duke thënë se rregullat e karantinimit për këdo që futet në Kosovë nga jashtë janë të njëjta.

Ministria e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku dje kishte pohuar se i është dhënë leja dhe për Pacollin më tutje vendos Ministria e Shëndetësisë, pasi të arrijë në Kosovë.