Ku ka ngecur kryeministri Zaev? Ende nuk i ka dërguar emrat e zëvendësministrave në Kuvend


Qeveria as sot nuk i ka dërguar në Kuvend emrat që propozohen për zëvendësministra!
Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit tregojnë për TV21 se kanë pritur deri në përfundim të orarit zyrtar të punës, por propozimet e Qeverisë nuk kanë arritur!

Këtë e dëshmon edhe agjenda e nesërme e kryeparlamentarit ku shihet se ka vetëm dy takime zyrtare, por nuk paralajmërohet seancë.

Kryeministri Zoran Zaev ndërkaq që dje paralajmëroi se emrat do t’i tregojë sot, pasi të dakordohej përfundimisht me partnerët dhe të mbaronte intervistat me kandidatët.
“Nuk mund të them emra sepse ende nuk i kemi konfirmuar përfundimisht me partnerët. Një pjesë e tyre që postet e zëvendësministrave i kanë në përgjegjësinë e tyre i kanë kumtuar disa emra. Unë si mandatar nuk jam i gatshëm deri në fund sepse ende po bëj intervista me kandidatët, flëas me ta si zëvendësministra potencial, besoj se deri nesër do të mbaroj më herët që të mund ti kumtoj emrat në opinion dhe ti dorëzojmë në Kuvend”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Po se Zaev as sot nuk i ga emrat gati, e konfirmoi edhe zëvendësi i tij në Qeveri Lupço Nikollovski.
“Faza për të cilën momentalisht po punojmë, respektivisht Kryetari i Qeverisë është përgjegjës, është propozimi i zëvendësministrave dhe kjo është e drejtë e Kryetarit të Qeverisë të propozojë zëvendësministra në kabinetin e tij. Pres që kjo të bëhet shumë shpejtë, t’i zgjedhim zëvendësministrat dhe pas kësaj Komisioni për Emërime, siç theksova, do t’i shqyrtojë, analizojë të gjitha institucionet dhe organet”, theksoi Lupço Nikollovski, zv/kryeministër për lu*ftë kundër korr*upsionit.

Baby Boo