Ku janë deputetët e Strugës?


Bekim Qoku

Ku është zëri politik më i lartë i republikës, përfaqësuesi legjitim i qytetit?

Stuga përfaqësohet në Kuvendin e Republikës së MV me katër deputetë shqiptarë.
Kush i njeh? Kush ua di emrat? Kush di të thotë vetëm një nismë e ndërmarrë nga përfaqësuesit më të lartë politikë të zonës që i ka votuar për shqetësimet e votuesve të tyre? Një nismë të vetme?

Struga është zhytur në errësirë ekonomike, turistike, kulturore, por edhe jo metaforike, domethënë, si qyteti shqiptarë më turistik i MV, Struga është pa ndriçim publik natën. Ohri, për krahasim, ndriçohet gjithë natën.

Në Strugë ke frikë të dalësh sapo errësohet, sepse të hanë qentë. Nuk ka familje në qytet që nuk ka pasur një përvojë të hidhur me qentë e rrugës, o i kanë kafshuar, o po janë lënduar duke ikur me vrap.

Struga ka mbetur pa jetë. Duket qytet i vdekur. Ku janë deputetët e Strugës, zëri i qytetarëve, përfaqësimi i tyre?!

Baby Boo