Ku gjendet Agim Krasniqi? Flet vëllau i tij …


Mediumet sot kanë njoftuar se Agim Krasniqi nga Kondova, pasi ka shfrytëzuar vikend të lirë, nuk ëhstë kthyer në burgun e Shtipit, ku ka vuajtur dënimin.
Gazeta Lajm ka biseduar me Kadri Krasniqin, vëllaun e Agim Krasniqit.

Ai thotë se familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. “Nuk kemi shumë se çka të flasim, sepse as nuk e dimë ku gjendet Agimi. Ne e kemi përcjellë të kthehet për në burg, kurse ku ka shkuar pastaj është vendim i tij. Ne si familje nuk kemi asnjë informacion”, deklaroi për gazetën Lajm, Kadri Krasniqi, vëllau i Agim Krasniqit.

Krasniqi, ishte liruar që ta kalojë vikendin në shtëpi, por meqë dje nuk është kthyer në burg ai udhëhiqet si i arratisur dhe policia ka filluar ta kërkojë.
Edhe drejtori i burgut, Miki Todorov për Agjencinë Shtetërore Informative ka thënë se të gjitha institucionet janë njoftuar, si dhe Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, gjykata dhe policia.

Todorov vë në dukje se viteve të kaluara Krasniqi ka shfrytëzuar pushime në shtëpi për fundjavë dhe gjithmonë është kthyer në burgun e Shtipit për vuajtjen e dënimit me burg. Shton se nuk kanë pasur kurrfarë indikacione se Krasniqi pas këtij pushimi për fundjavë nuk do të kthehet në burgun e Shtipit.

Ndryshe, Krasniqi është i dënuar me 15 vite burg dhe të njëjtin e vuan nga viti 2008, kjo do të thotë se ai ka vuajture 13 vjet dënim me burg, ndërsa i kanë mbetur edhe tre vjet.

Baby Boo