“Ku e ka marrë mitrën që të lindë”, hoxha Mazllam Mazllami flet për Edona James, transgjinoren e BB VIP Kosova 2


Imami Mazllam Mazllami ka folur për Edona James, konkurrenten në Big Brother VIP Kosova 2 që është transgjinore.
Mazllami ka pyetur se ‘nëse James qenka bërë femër, ku e ka marrë mitrën që të lindë’,

“E qysh u bo femër ai, ku e mori nëse mashkull e ka fal Zoti, ku e mori mitrën për me lind? Ajo është gënjeshtër”, ka thënë ai në një intervistë për lajmi.net.

Ai tutje për krejt këtë situatë ka fajësuar mediat.

“Mediat janë gënjeshtaret më të mëdhaja në botë. Mizën e bëjnë buall e buallin e hupin krejt, mizë e bëjnë”, ka thënë ai.

Edona u bë e njohur kur në moshën 23-vjeçare, bëri një operacion të thellë për tu shndërruar plotësisht në femër.

Baby Boo