Ktheu veturën në zebra në Prishtinë, mërgimtarin e den*oncojnë tek Policia zvicerane


Një kosovar e ka den*oncuar një mërgimtar nga Zvicra te Policia e Cyrihut, meqenëse në një foto të publikuar në media, ai shihet duke e kthyer veturën në një vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë.
Për këtë denoncim të tij, ai ka marrë përgjigje nga Policia atje.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Policia zvicerane ka thënë se ndjekja penale e shkeljeve në Prishtinë u takon autoriteteve kosovare.
“Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Për shkak të mungesës së juridiksionit lokal, ne ia lëmë ndjekjen penale të shkeljeve në Prishtinë autoriteteve lokale të policisë”, thuhet në postimin e policisë zvicerane.

Ndryshe, kosovari kishte publikuar në Twitter, foton ku shihet mërgimtari duke e kthyer veturën në vendkalimin për këmbësorë dhe e kishte etiketuar llogarinë e Policisë së Cyryhut në këtë rrjet social.
“Kjo veturë me targë të Cyrihut është fotografuar në Prishtinë. Siç e shihni, ai kthehet në vendkalim! #Faleminderit”, kishte shkruar ai.

Baby Boo