Kthesë e Putinit në marrëdhëniet me Evropën!


Projekti për ndërtimin e gazsjellësit të Rrjedhës së Veriut 2 do të lejojë Evropën të plotësojë kërkesën në rritje për energji dhe nuk përjashton mundësinë e kalimit të gazit përmes Ukrainës.

Kjo është thënë nga Presidenti rus Vladimir Putin.

“Së bashku me partnerët gjermanë ne po punojmë në projektin e tubacionit të gazit 2 të “Nord Stream”, zbatimi i tij do të mundësojë përmirësimin e sistemit të transportit të gazit europian, diversifikuar rrugët e furnizimit dhe për të reduktuar rrezikun e tranzitit, dhe, mbi të gjitha, për të plotësuar kërkesën evropiane në rritje për energji,” i tha Putin gazetarëve para fillimit bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel në Kështjellën Mezeberg, në veri të Berlinit.

Gazit rus që hyn në Bashkimin Evropian përmes Ukrainës sjell të ardhura për Kievin, armikun e Moskës. Tensionet u rritën për projktin e gazsjellësit të Rrjedhës së Veriu nga Rusia në Gjermani, i cili u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara, çka presidenti Trump e kishte quajtur Gjermaninë “rob” të Rusisë, për shkak të varësisë të gazit rus.

Baby Boo