KSL KËRKON RRITJE PAGASH NË SEKTORIN PUBLIK, QEVERIA: VAZHDOJMË TË PUNOJMË NË INTERES TË PUNËTORËVE


 

5 muaj pas protestës së parë, dhe 2 muaj pas takimit me kryeministrin Zaev, Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë thekson se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve në sektorin publik si dhe rritjen e pagave të tyre.

“Publikisht dhe zëshëm po e tregojmë qëndrimin tonë dhe kërkesat tona. Stop nënvlerësimit dhe injorimit për sektorin publik, i cili tashmë është bërë kategori sociale. Stop anketave të porositura dhe degradimit dhe etiketimit si jopunëtorë. Stop diskriminimit dhe shtypjes politike mbi sektorin publik. Stop shkarkimit përmes fuqisë, dhe punësimeve brenda natës”, tha Bllagoja Rrallpovski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira.

Trajkovski tha se megjithëse qeveria injoron kërkesat e tyre, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat për paga më të larta, që rebalaci i buxhetit të bëhet pa favorizime për disa institucione, të bëhet respektimi i marrëveshjeve kolektive dhe ligjeve. Në lidhje me këtë nga qeveria thonë se janë në mbështetje të punëtorëve në sektorin publik.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, është e hapur për dialog me sindikatat. Gjatë vitit të kaluar janë realizuar më shumë masa në interes të punëtorëve, siç është rritja e pagës minimale, zgjidhja e problemit të punëtorëve të falimentuar e tjerë. Qëllimi i fundit i punëdhënësve dhe shtetit nga njëra anë dhe sindikatave nga ana tjetër, është përmirësimi i kushteve të punës për të gjithë të punësuarit dhe qeveria vazhdon të punojë me qëllim të mbrohet interesi i tyre”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.

Sipas Trajkovskit, më të diskriminuar janë profesorët, arsimtarët, të punësuarit në çerdhe, nëpunësit shtetëror dhe të tjerë, ndërsa paga mesatare në sektorin publik është 18.000 denarë. Me këtë rast KSL sot fillon me fushatë e cila, sipas tyre do të zgjasë një periudhë më të gjatë kohore deri në arrtijen e marrëveshjes finale. Fushata do të zhvillohet nën moton “Pagë e denjë, Pension i denjë” çdo ditë përmes takimeve dhe rrjeteve sociale. Ndërsa Trajkovski shtoi se në rast se kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen fushata mund të radikalizohet.

Baby Boo