KSHZ tërheq shortin, ja si radhiten partitë politike (TABELA)


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi shortin për numrin rendor që subjektet politike do ta mbajnë në fletëvotime.

Nga 14 subjekte listat e të cilave u miratuan, e para në listë do të jetë PDSH-ja me numrin 1. LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” do ta kenë numrin 3, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” do ta mbajnë numrin 14 si të radhiturit e fundit në listë. Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta kenë numrin 5 ndërsa BDI numrin 9.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski duke referuar gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e virusit Korona tha se KSHZ-ja do të punojë në bazë të rekomandimeve nga Qeveria. Partitë politike konfirmojnë se në takimin e fundit të liderëve është biseduar për datë të mundshme, por sipas tyre nuk është vendosur shkaku i paparashikueshmerisë së situatës. Aleanca për Shqiptarët dhe BDI vlerësojnë se për datë të zgjedhjeve duhet vendosur pas tejkalimit të krizës shëndetësore.

Baby Boo