KSHZ, procedurë disiplinore për një nëpunës


Prokuroria për kr*im të organizuar dhe korrupsion deri në shtator pritet të zbulojë se kush qëndron pas sulmit të softuerit të KSHZ-së në ditën e zgjedhjeve më 15 korrik. Nga ky organ i akuzës thonë se janë duke mbledhur fakte edhe për tenderin e aplikacionit të KSHZ-së për monitorimin e rezultateve të zgjedhjeve e përpiluar nga operatori privat “DUNA”.

Prokuroria për kr*im të organizuar dhe korrupsion
“Pas një informacioni të marrë për procedurë të zhvilluar joligjore në KSHZ dhe një urdhëresë të marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, Prokuroria lëshoi urdhër për konfiskimin e dokumentacionit të plotë të tenderit”.

Nga kjo kompani thonë se Prokurores Villma Ruskoska ia kanë dorëzuar dokumentet për marrëveshjen e lidhur për softuerin e zgjedhjeve me KSHZ-në, duke mohuar ndonjë parregullsi me çmimin e prokurimit apo edhe përgjegjësitë e sulmeve kibernetike. Kreu i KSHZ-së gishtin e drejton nga i punësuari në Qendrën kompjuterike të KSHZ-së se nuk ka përpiluar raportin siç duhet. Derkovski thotë se ka ngritur procedurë disiplinore për të dhe pret raportin e policisë.

 “Gjatë ditës së sotme morëm edhe raportin e operatorit ‘DUNA’, me të cilën kemi marrëveshje, për çfarë bëhet fjalë për pjesën e tyre në përputhje me marrëveshjen. Do të përpiqemi të marrim edhe mendim nga ana tjetër që të mos gabojmë në procedurë për të detektuar shkakun kryesor të ngjarjes- deklaroi Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së.

Polemika rreth tenderëve të dhënë në katër sy nga KSHZ gjatë këtij cikli zgjedhorë, përveç softuerit 900 mijë denarësh me DUNA-n, në opinion qarkullojnë edhe për tenderin me agjencinë për PR “Ideal Lab”. Kjo e fundit ka marr një tender prej 45,500 eurove për kampanjën reklamuese, për trajnim të votuesve përmes video dhe audio klipeve, fletushkave dhe pllakateve promovuese. KSHZ nga dy ofertuesit zgjodhi agjencinë pothuajse dyfish më të shtrenjtë, sipas kriterit të cilësisë ndaj çmimit.Adnan Qaili

Baby Boo