Kshz miratoi protokollin se si do të votohet më 15 korrik


Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka miratuar sot protokollet e votimit dhe rekomandimet për mënyrën e realizimit të zgjedhjeve të 15 korrikut. KSHZ njoftoi se masat do të duhet të respektohen në përpikshmër dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse anashkalohet qoftë dhe një hap I vetëm nga protokolli. Për ditën e parë të votimit, 13 korrik, kur do të votojnë personat e infektuar me KOVID19 dhe personat në izolim dhe vetë izolim, këshillat zgjedhor që do ti vizitojnë këtë kategori do të përbëhen edhe nga punonjës mjeksor dhe do të mbajnë pajisje strikte mbrojtëse, mantela të bardhë, doreza dhe maska.

“Anëtarët e këshillit zgjedhor, pajisjen e ndërrojnë pas përfundimit të votimit te çdo votues. Personi që voton detyrimisht mban maskë mbrojtëse. Gjatë hyerjes në shtëpi personi që voton dizenfekton duart, para se ti jepet fleta për votim, atij I jepet maskë mbrojtëse nëse nuk ka dhe detyrimisht doreza të cilat poashtu dizenfektohen. Gjatë dhënies së letërnjoftimit, personi që voton shkurtimisht e ulë maskën dhe e ruan distancën nga anëtarët e këshillit zgjedhor. Para se tu jepet fleta, votuesi duhet ti dizenfektojë duart dhe poashtu të mbajë doreza, ndërsa pasi të votojë, përsëri dizenfekton duart”, ka deklaruar Boris Kondardko.

Baby Boo