KSHZ konfirmoi emrat, ja kush janë deputetët e rinj

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme, të 89 me radhë, ka konfirmuar deputetët e rinj. Mirçe Agjiovski nga njësia e pestë zgjedhore nga radhët e VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni për “Ripërtëritje të Maqedonisë”, Rina Ajdari nga njësia e gjashtë zgjedhore nga radhët e BDI-së, Mirosllav Jovanoviç dhe Lidija Tasevska nga njësia e dytë zgjedhore nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”.

Baby Shop Charli Baby Boo

Konfirmimi i deputetëve të rinj vjen pasi Kuvendi konstatoi dorëheqjet e deputetëve; Igor Durllovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga radhët e LSDM-së si dhe Bajram Rexhepi nga radhët e BDI-së.

KSHZ do të certifikojë deputetët e rinj si anëtar të zgjedhur të Kuvendit. Anëtarët e KSHZ-së njëzëri e miratuan raportin, i cili më pas do t’i paraqitet Kuvendit për veprime të mëtejshme.

Restorant Lumare